Debat me epitete ofenduese është zhvilluar paraditen e sotme mes Egla Cenos dhe Jetmir Salajt, brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3.

Egla i është drejtuar Jetmirit duke e cilësuar gore, por ky i fundit i është kthyer duke i thënë që atë epitet ta përdorë ndaj familjes së saj.

Aktorja e ka akuzuar për vjedhje të cigareve Jetmirin, duke i thënë hajdut i rëndomtë që fut duart në sirtarët e të tjerëve.

Pjesë nga debati:

Egla: Mos guxo më të më flasësh kur jam në gjumë. Filloi ky, filloi ai. Ik ore, do më tregosh ti çfarë të ul e çfarë të ngre

Jetmiri: O vajza, ke probleme serioze

Egla: Po ik ore, psikologu i shtëpisë, erdhe ti të na tregosh problemet. Ik mo qesharak, kacami, miush, fluturime nëpër sirtare

Jetmiri: Po ik moj vajzë

Egla: Për mua je një hajdut i rëndomtë. Do ta plotësojmë atë buxhetin që të mos futesh nëpër sirtare

Jetmiri: Faleminderit

Egla: Me nder qofsh, po se di ti çfarë është nderi. Na kontrollon sirtarët kur jemi në gjumë. Ti dhashë të gjitha cigaret e mia, ca ke që bën si gore

Jetmiri: Mos vazhdo me epitete, gore thuaj nënës tënde familjes tënde

Egla: Edhe ti thuaj tates.

Jetmiri: Fjalën gore përdore në familjen tënde

Egla: Gore je, një gore e paparë. Mua të më thuash zonja Egla, dhe mbylle sqepin. Je një hajdut, fut hundet në sirtarë kur të tjerët flenë

Jetmiri: Pi ilaçe se s’je mirë