ATP e tenisit nuk ka toleruar sjelljen antisportive të Alexander Zverev në turneun e Meksikës, ku gjermani nuk ia doli të kontrollonte veprimet e tij dhe përfundoi duke ofenduar arbitrin, madje shkoi deri në pikën ku përplasi dhunshëm raketën nën këmbët e tij.
Numri tre i botës është mësuar së fundmi me dënimet e marra ndërsa duhet të përballet me një pezullim tetë javor teksa nga ana tjetër nuk i ka shpëtuar edhe disa gjobave.
E para është ajo prej 20.000 dollarë për gjuhën ofenduese ndaj arbitrit (Zverev i tha gjyqtarit se ishte një idiot, por ky ishte ofendimi më i lehtë pasi gjermani e “lëshoi” tërësisht gjuhën”), ndërkohë nga ana tjetër Zverev ka marrë edhe një tjetër gjobë prej 20.000 dollarësh për sjelljen antisportive.
Sakaq, i janë hequr edhe 31.000 dollarët e fituar nga turneu i Meksikës si dhe pikët e fituara në Acapulco nuk do të konsiderohen të vlefshme.