Djali i aktorit të njohur të humorit, moderatorit të emisionit “Stop” Gentian Zenelaj, feston sot ditëlindjen. 

Përmes një postimi në  Instagram ai i ka shprehur disa fjalë zemre të birit duke e quajtur pulsin e tij. “Gëzuar o shoku im…je drita e syve të mi…je gjaku im…je pulsi i zemrës sime.11 Prill 2008 ishte dita kur ti erdhe ..dhe atë ditë jeta ime ndryshoi përgjithmonë. U bëfsh 100 vjeç biri im,”-përfundon Zenelaj në rrjete sociale.