Deputetja Rudina Hajdari është përballur me një incident gjatë një takimi në shkollën e gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër.
Në aktivitetin në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja, një prej nxënësve të pranishëm e ka quajtur Hajdarin shtojcë të Edi Ramës në parlament dhe se është turpi i këtij vendi.
Biseda mes deputetes dhe nxënësit
Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë. Ne jemi këtu për të festuar, a je nga Europa apo nga je? Do bëhesh çun europian apo jo?
Nxënësi: A njef Azem Hajdarin?
Rudina Hajdari: Unë e njoh Azem Hajdarin e më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin.
Nxënësi: Unë e njof Azem Hajdarin po se njeh ti. Ai ka luftu për demokracinë këtu, ti po lufton me sjell komunizimin. Shtojca e Edi Ramës je ti, ti je turpi i shqiptarëve. Je turpi i shqiptarëve.
Rudina Hajdari: Të dashur nxënës dhe mësues, ajo që ndodhi tani është pikërisht çfarë bën politika sot. Ne na ndan mes PS dhe PD, ne nuk duhet ta lejojmë të na përçajnë. Ne jemi shqiptarë në radhë të parë.





