“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të rikthehet shumë shpejt nën drejtimin e Arbana Osmanit.
Përgatitjet për këtë program kanë nisur prej kohësh dhe këto ditë Arbana së bashku me Eduart Grishajn na kanë sjellë momente nga studio e “Grande Fratellos-s” në Itali.
Së bashku me stafin drejtues të këtij “reality show”, dyshja kanë marrë gjithë përvojën e jashtëzakonshme të një produksioni gjigant si “GF VIP” që shumë shpejt do të vijë në “Top Channel”.
Së fundmi, Arbana ka publikuar në rrjetin e saj social në “Instagram” foto me të madhin Alfonso Signorini në studion e programit italian.
Krahas përgëzimeve, ajo që ka marrë vëmendjen ka qenë një komenti i një ndjekëseje, e cila e ka kritikuar Arbanën në lidhje me mënyrën e saj të veshjes.
“Du me ta ba nje “vrejtje miqesore”. Thjeshte per zog qejfit per nje kafe me “Chemin” vishesh lyhesh e rregullohesh me del miss… Shkon ne nje vend kaq madheshtor ne kontakt me njerez shume te njohur, ne nje vend kaq gjigand… vishesh si me ken tu shku me rujt lopet”, ka shkruar ndjekësja.
Ky koment nuk ka mbetur pa rënë në syrin e moderatores, e cila i është kthyer gjithë lezet:
“Jam veshur qe te jem rehat se kam ardhur per pune jo per qejf”.