Mbrojtësi i Espanyolit, Alvaro Gonzales, dhe sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi, kanë pasur një konfrontim shumë interesant në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Mbretit.

Fillimisht, mbrojtësi i Espanyolit, i frustruar me argjentinasin, i ka thënë: “Je shumë i vogël (i shkurtër)”, ndërsa menjëherë ka ardhur edhe përgjigjia e Messit: “Ndërsa ju jeni shumë i keq”.

Duke folur pas ndeshjes, Alvaro Gonzalez tha se e kishte relaksuar tonin e “inatit” të tij me Leo Messin: “Bukuria e derbit është rivaliteti i shëndetshëm. Çfarë ndodh në fushë, qëndron aty dhe kjo është më e rëndësishmja. E përsëris, bukuria e derbit është kjo, është e shëndetshme kur ka rivalitet. Unë duhet të shikoj interesat e mia dhe të ekipit që përfaqësoj. Leo më kritikoi mua në një gjë dhe unë iu përgjigja për diçka tjetër. Ai më tregoi mua se sa i keq jam, ndërsa iu përgjigja, duke i kujtuar sa i shkurtër është. Ne ishim të suksesshëm të dy në komplimentat karshi njëri-tjetrit, por Leo qeshi dhe gjithçka u zgjidh me një buzëqeshje.”