Pas aksidentit me ski që pësoi 10 vjet më parë, Michael Schumacher, është përmendur, por sërish gjendja e tij nuk është e mirë.
Miku i tij Jean Todt, ka zbuluar së fundi disa informacione të reja mbi shëndetin e gjermanit.
“Schumacher është ende këtu mes nesh, ndaj nuk më mungon. Vetëm se nuk është më Michael që njihnim më parë, është ndryshe. Por, është me fat sepse pranë qëndron bashkëshortja dhe djali që e mbrojnë dhe përkujdesen shumë. Jeta e tij është ndryshe tashmë dhe unë kam privilegjin që të ndaj disa momente, kjo është gjithçka mund të them. Dhjetë vite më parë pati një fat shumë të keq dhe nuk është më Schumacher që dinte gjithçka mbi Formula 1”, u shpreh Jean Todt për L’Equipe.