Pronari i markës franceze të veshjeve luksoze “Louis Vuitton”, Bernard Arnault ka zbritur nga froni Jeff Bezos, si njeriu më i pasur në botë.
Sipas revistës “Forbes”, Arnault ka një pasuri prej 198,8 miliardë dollarësh, ndërsa pronari i “Amazon” 193,3 miliardë dollarë.
Mes listës me 10 personat më të pasur në botë është edhe një grua, pronarja e “L’Oreal”, Françoise Bettencourt Meyers.
10 njerëzit më të pasur në botë
Bernard Arnault – 198,8 miliardë dollarë (Louis Vuitton Moet Hennessy)
Jeff Bezos – 193,3 miliardë dollarë (Amazon – Blue Origin’s)
Elon Musk – 182,1 miliardë dollarë (Tesla – SpaceX)
Bill Gates – 132,1 miliardë dollarë (Microsoft)
Mark Zuckerberg – 130,8 miliardë dollarë (Facebook)
Larry Page – 116,4 miliardë dollarë (Google)
Larry Ellison – 116,3 miliardë dollarë (Oracle)
Sergey Brin – 112,6 miliardë dollarë (Google)
Warren Buffett – 103,7 miliardë dollarë (Berkshire Hathaway)
Françoise Bettencourt Meyers – 93 miliardë dollarë (L’oreal)





