Dhoma e Avokatisë e Lezhës dhe ajo e Shkodrës kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës nga bojkot të proceseve gjyqësore, në protesta.

Përmes një njoftimi për mediat, Dhoma e Avokatisë Vendore në Lezhë thotë se ditën e nesërme do të nisin protestë në qytet, pasi mbyllja e gjykatave do të sjellë shkurtim të cilësisë dhe shpejtësisë për zgjidhjen e çështjeve të qytetarëve të Lezhës, Mirditës, Kurbinit dhe Krujës.

Edhe Dhoma e Avokatisë në Shkodër me moton “Shqipëria jemi edhe ne. Mos i myllni gjykatat”, ka paralajmëruar se pasnesër do të nisin protestat, pas bojkotit të javës së kaluar.