Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët pas përfundimit të Samitit të mbajtur në Malin e Zi, foli edhe për procesin drejt rrugës europiane.
I pyetur lidhur me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur pesimist dhe se sipas tij, anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të zgjasë më shumë vite, dhe se Ukraina mund të anëtarësohet më herët, Rama tha Shqipëria nuk është Serbia, duke shtuar se Shqipëria është Europa e Ballkanit.
“Tani që presidenti i Serbisë dhe Serbia të jetë më pesimiste se ne dhe se Shqipëria, kjo është gjëja më normale. Ne nuk jemi Serbia, ne jemi Europa e Ballkanit dhe ne jemi Shqipëria që me të drejtën e Zotit edhe me të drejtën e popullit shqiptar kërkon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian dhe ndërkohë për këtë po punojmë në mënyrë të përditshme dhe me fiksimin që Shqipëria e 2030 të jetë gati për t’u ulur në tryezën e familjes së bashkuar europiane”,-tha Rama.