Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm për bisedime me Rusinë, por se kushti i vetëm për diçka të tillë është që në krye të Kremlinit të jetë një tjetër president.

“Ukraina ishte dhe mbetet e përkushtuar në përpjekjet për negociata. Ishte shteti ynë që i ofroi Rusisë arritjen e një marrëveshjeje për bashkëjetesë në kushte të barabarta, të ndershme dhe të drejta. Është e qartë se kjo është e pamundur me këtë president rus. Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por tashmë me një president tjetër të Rusisë”, ka deklaruar Zelensky.