Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në eventin e sotëm ku po prezantohen , fituesit e startup dhe Startup Grant 2024. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se janë të vetëdijshëm që programi duhet të zgjerohet më tej.
Ai theksoi se një grup ekspertësh ka kryer një audit analitik dhe kanë dalë në përfundimet se jeta e shqiptarëve ka ndyshuar që me hapjen e e-albania-s. Kryeministri theksoi se kjo platformë ka kursyër kohën dhe 620 milionë euro në total.
“Është e vërtet që ne sot kemi këtu 89 fitues të programit, ne jemi shumë të vetëdijshëm që programi duhet zgjeruar më tutje. Dje pashë një audit, kemi marrë grup ekspertësh që të bënin audit analitik se çfarë ka ndryshuar e-albania në jetën e shqiptarëve. E para, që nga platforma janë kursyer shqiptarëve 620 milionë euro në total, që do t’i kishin harxhuar për të marrë shërbimet. E dyta, janë kursyer 75 milionë fletë letre. E treta, më domethënësja, koha e kursyer, 25 mijë rrotullime rreth Tokës. Tani jemi në pokën e progresit eksponencial,” tha Rama.