Ervin Salianji deklaroi se opozita është në një katastrofë elektorale. Në një takim me qytetarët e Vlorës, Salianji u shpreh se, partia po bunkerizohet duke bërë premtime ‘apokaliptike’.

Sipas tij, opozita e mban në pushtet qeverinë e korruptuar të Edi Ramës. Ndërkohë, Salianji vijon me turin e foltoreve të tij në qytete e ndryshme të Shqipërisë.

“Për shkak të vendimmarrjeve të gabuara, në kryesinë e vogël sot nuk ka asnjë grua. Siç po shihet sesa mirë po shkojnë punët. Shqopëria ka nevojë për një drejtim të ri. Ka nevojë për një opozitë të fortë në kushtet kur qeverisja ka degraduar. Qeveria është e përfshirë në seri skandalesh që në një vend normal do ishte dhënë dorëheqja dhe do të ishin zhvilluar zgjedhje të reja. Pse pavarësisht degradimit, konsumimit, asnjë gjë thelbësisht nuk po ndodh përveç hedhjes së fishekzjarrëve. Disa prej nesh në PD e themi hapur, nuk mund të fshihemi pas justifikimeve.

Nuk mund të fajësojmë manipulimet një qeveri e keqe qëndron në pushtet nëse ka përballë një opozitë të dobët. Jemi në katastrofë elektorale. Qytetarët nuk e besojnë lidershimin e PD aq sa duhet. Nuk fajësohet populli, po duhet të ndryshojë lidershipi. PD ka qenë, është dhe do të jetë forcë e madhe, por duhet ta bëjmë dhe fituese. PD nuk po shkon dot përtej vetes, drejt njerëzve, nuk ka qartësi, strategji. Partia po bunkerizohet, shpik armiq imagjinarë, bën premtime apokaliptike, a thua se jetojmë në mesjetën e dogmave dhe jo në epokën e inteligjencës artificiale”, tha Salianji.