Zv. kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha në “Now me Erla Mëhillin” se me qeverinë Rama jemi përballë një katastrofe.
Sipas tij kryeministri e ka kthyer Shqipërinë në një burg dhe po e keqpërdor vendin.
“E ka kapur shtetin dhe po e çon vendin nga dita në ditë drejt një humnere. Po ta vlerësoj unë atë, ai nuk duhet të ishte në krye të shtetit sepse ai vazhdon me mentalitetin e një kryebashkiaku që i di të vetmet marrëdhënie që mund të bëjë me popullin është dhënia e ndërtesave dhe plotësimi i klientelës së tij,” – u shpreh Nesho.
Zv. kryetari i PL-së tha se Rama nuk ka vizion dhe ka zgjedhur të udhëheqë vendin me një propagandë. Ai e konsideron revoltuese faktin që kryeministri ka zgjedhur një retorikë me të cilën kujton se mund të tallet me të gjithë.