Një grabitje ka ndodhur në Tepelenë, rast i ngjashëm me grabitjen e Nazmi Çangut.

Burimet nga policia bëjnë me dije se në banesën e Alim Muhas në fshatin Luzat të Tepelenës është kryer një grabitje.

Në banesë mësohet se kanë hyrë tre persona në orën 1 të natës, të cilët i janë prezantuar familjes si Policia e Shtetit.

Personat, ende të paidentifikuar, janë futur në banesë, aty ku ndodhej vetëm kryefamiljari, pasi e shoqja dhe nusja e djalit nuk ishin. 

Autorët kanë marrë nga banesa rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Policia po shoqëron disa persona banues në këtë fshat për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.