Më shumë se 15,000 protestues kanë dalë në rrugët e Malaga-s në demonstrimin e fundit kundër turizmit masiv në Spanjë.

Marshuesit mbanin pankarta që lexonin: “Ne ndihemi të huaj në qytetin tonë” dhe “Malaga është për njerëzit e Malaga-s, turizmi na detyron të largohemi”. -Një pankartë shkruante: “Një turist më shumë është një banor më pak vendas”.

Tubimi u organizua nga Unioni i Qiramarrësve Malaga, me mbështetjen e afro 50 organizatave, duke përfshirë Greenpeace dhe Oxfam, nën sloganin: “Malaga para vivir, no para sobrevivir” që në shqip përkthehet “Malaga për të jetuar, jo për të mbijetuar’.

Një grup i krahut të djathtë u përpoq të ‘rrëmbejë’ protestën menjëherë pasi ajo filloi dje në sheshin qendror të qytetit Plaza de la Merced, por u prit me thirrjet “fashistët të largohen nga lagjet tona”.

Ecja e ngadaltë nëpër qendrën e qytetit Malaga, e cila përfundoi në Sheshin emblematik të Kushtetutës, përfundoi me leximin e një manifesti ku organizatorët e protestës thanë: “Ne nuk do të lejojmë që të dëbohemi nga qyteti ynë. Ne qëndrojmë në vendin tone. Ne nuk do të lejojmë që Malaga të bëhet një park tematik i zbrazur nga banorët vendas. Ne nuk do të lejojmë që dyqanet të zëvendësohen me ekskluzivitete, trotuare me tarraca dhe qiratë me letra dëbimi.”

Santiago Perez, 67 vjeç, i cili mori pjesë në marshim, i tha shtypit lokal: “Unë nuk jam kundër turizmit, por dua që ai të rregullohet në mënyrë që të kemi turizëm cilësor.

Në fillim të këtij viti, u panë ngjitëse në pjesën e përparme të blloqeve të apartamenteve turistike në Malaga me mesazhe në spanjisht ku thuhej: “L##g larg nga këtu” dhe “Erë e keqe nga turistët”. Edhe banorët në Tenerife janë ankuar se turizmi masiv ka rritur koston e jetesës, duke e bërë jetën të papërballueshme.