Të tjerë fqinjë të 14-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në Maliq kanë komentuar për ngjarjen e rëndë.

Ju ka tronditur kjo ngjarje?

“Si nuk na ka tronditur, 14 vjeç, për evlatin tënd”, tha fqinja e familjes.

“Djalë kapedan, çfarë të them, nuk kam fjalë, shumë na ka tronditur, ka moshën e nipit tim”, tha një fqinj.

Vrasja me thikë në zemër e të miturit nga moshatari për arsye që ende nuk dihen, tronditi mbarë opinionin publik./TCH