Keni shkuar në plazh dhe jeni përcëlluar? Të gjithëve mund t’i ketë ndodhur të paktën njëherë kjo, por duhet të dini se si ta zgjidhni sa më shpejt këtë problem, nëse dëshironi që të mos ju dështojnë pushimet verore.

Kjo recetë do t’ju sjellë lehtësim momental dhe lëkura juaj shpejt do të qetësohet.

Ju nevojiten:

– një filxhan qumësht

– një kub akulli

– një peshqir i pastër pambuku,

– një enë.

Hidhni në enë qumështin dhe akullin dhe njomeni leckën me këto përbërës.

Shtrydheni leckën dhe vendoseni në zonat ku ju ka djegur dielli. Vini këto fasha derisa të ndjeni lehtësim të dhimbjeve.

Pastaj lëkurën mund ta lyeni me locionin hidratant apo me krem.

Kjo recetë është e suksesshme, sepse albuminat nga qumështi ndihmojnë lëkurën që të rigjenerohet, ndërsa akulli ofron lehtësim dhe ftohje të lëkurës.