Kryeministri Edi Rama në fjalën në nder të presidentit të SHBA, Bill Clinton tha se ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe.
Kjo vendimmarrje, përcaktoi të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit, thekson kreu i qeverisë.
Në fund të fjalës së tij, Rama i tha Presidnetit Clinton se ai është Presidenti më shqiptar që kombi ynë mund të gjente në Amerikë.
Rama: Clinton nuk do t’i kishte gjetur kurë aleatë për çlirimin e Ballkanit nga diktatori i fundit, jo vetëm Blair, por edhe krye e majtë të Anglisë, bashkë me kryen konservator të Spanjës, ishin pesëshja kyçe që ia mundësuan Cilnton vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit në zemër të Eruopës. Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejtë forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në 24 mars 1999 kur iu drejtuar mbarë botës, “Sot Forcat tona të Armatosura, së bashku me aleatët tanë të NATO-s morën pjesë në goditjet ajrore kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin e ushtruar në Kosovë. Ai fjalim është për historinë e Kosovës dhe rajonin tonë një gur përcaktuar i rrugës së të ardhmes. Ju jeni presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim në Amerikë dhe me respektin më të madh për të gjithë presidentët e vendit tuaj, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit.