Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë të cilët janë të interesuar për marrjen e një dokumenti nga arkiva në këtë institucion, por nuk kanë mundësi të paraqiten për të aplikuar.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Gjykata e Durrësit njofton se ofrohet mundësia e plotësimit të formularit në mënyrë online, duke aplikuar në çdo moment nga telefoni ose kompjuteri.

POSTIMI I PLOTË

Jeni të interesuar për marrjen e një dokumenti nga arkiva, por nuk keni mundësi të paraqiteni pranë ambjenteve të gjykatës për të aplikuar?

Mos u shqetësoni!

Gjykata e Rrethit Durrës ju ofron mundësinë e plotësimit online të formularit. Kurseni kohën duke aplikuar në çdo moment nga telefoni ose kompjuteri juaj.

Linku për aplikim nga telefoni https://goo.gl/forms/FOB1UNtTgFBVir0g1

Linku për aplikim nga kompjuteri http://gjykata.gov.al/…/gjykata-e-rrethit…/formular-aplikimi