Dy hajdutë shqiptarë, njëri 28 dhe tjetri 35-vjeç janë arresetuar nga policia italiane në provincën e Lodi. Kjo pasi ata ishin kthyer në tmerrin e banorëve të zonës për vjedhjet në apartamente.

Përveç arrestimit, policia ka gjetur dhe një sasi të mallrave të vjedhura nga shtëpitë e mëdha dhe të mesme në Lombardia. Autoritetet italiane, raportojnë se hajdutët kishin në shënjestër një apartament të thjeshtë në një qytet të vogël të Lodit, Crespiatica, duke e ditur se pronarët ishin në pushime.

Të studiuar prej kohësh nga policia, forcat blu mbërritën në vendngjarje, duke u shoqëruardhe nga një numër i madh ushtarësh, te cilet urdhëruan grabitësit që të dorëzohen: “Jeni të rrethuar, dorëzohuni”. Dy kriminelët janë dorëzuar menjëherë. Ndër mallrat e vjedhura ta kishin: telefona celularë, kompjutera, iPhone, kamera, bizhuteri, paratë etj, shkruan Ansa.