Ditën e djeshme në mediat online u aludua për një shtatzëni të mundshme të Jennifer Aniston. Lajmi erdhi pas një shkrimi në revistën “In Touch” , që i dedikoi një shkrim aktores hollivudiane ku shkruhej se sipas burimeve të afërta të aktores, Jennifer ishte tepër e emocionuar që më në fund po bëhej nënë.
Por zëdhënësi i Jennifer ka bërë një deklaratë të menjëhershme për “Entertainment Tonight” duke hedhur poshtë këto thashetheme. “Ajo nuk është shtatzënë. Ajo që vihet re është se Aniston sapo kishte shijuar një drekë të këndshme dhe po çlodhej në pronën e saj private”.





