Aktorja e njohur Jenna Ortega ishte e ftuar në emisionin “The Late Show” me Stephen Colbert, ku mori vëmendje me paraqitjen e saj unike. 22-vjeçarja u shfaq me një fustan të kuq, i cili kishte një detaj të veçantë – ishte i përbërë nga copa xhami.
“Është i përbërë prej xhami dhe nuk do të gënjej, ndonjëherë disa copa më pengojnë sa herë që ulem,” tha Ortega gjatë emisionit, duke shtuar se ndihej njëkohësisht rehat dhe jo rehat me veshjen e saj.
Jenna Ortega është një nga aktoret më të dashura për publikun, e njohur për rolet e saj në disa seriale të suksesshme. Ajo luan personazhin kryesor në serialin e famshëm “Wednesday”, sezoni i dytë i të cilit pritet të lançohet këtë vit.