Për muaj me radhë në media është folur për bashkimin e çiftit të njohur Jennifer Aniston e Brad Pitt. Sipas mediave rozë ata janë takuar tërë vitin me njëri tjetrin dhe së fundi ata janë lidhur bashkë.
Sipas revistës australiane “New Idea” ata janë takuar në liqenin e Comos në shtëpinë e Clooney-it. Me ta ndodhej dhe Shiloh, vajza e Pitt dhe Angelina Jolie.
Madje lajmi i parë i revistës amerikane “In Touch” ishte “Muaj mjalti në Itali”. Ndërkohë revista australiane shkruan se aktorja amerikane pasi mbaroi xhirimet e filmit, “Murder Mystery” në Como dhe Milano është zhvendosur më pas në shtëpinë e Clooney-it ku e priste Brad.





