Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka treguar edhe njëherë për revistën “InStyle” se gëzon një bukuri që nuk njeh moshë. E megjithatë, 50-vjeçarja rrëfen se i trembet shumë thinjave.

“Nuk do ju gënjej! Nuk dua të thinjem”- thotë Aniston, duke shtuar se ka ndërmend t’i lyejë flokët deri në fund të jetës.

Aktorja insiston se ndonëse tanimë ka prekur një gjysmë shekulli, nuk ndihet aspak ndryshe. “Ndihem për mrekulli. Prandaj më duken të çuditshme fjali klishe të tipit “Dukesh fantastike për moshën që ke.””

Ajo shton gjithashtu se pavarësisht stigmës që has përsa i takon faktit e të qenurit një grua 50-vjeçare në industrinë e filmave komedi, ndihet më e fuqishme se kurrë më parë.