Aktorja e njohur Jennifer Aniston, ka ndezur polemika në rrjet këto Krishtlindje. Arsyeja e debatit të madh që u ndez në Twitter më datë 26 dhjetor, ishte një objekt zbukurues në të cilin ishte gdhendur “Pandemia jonë e parë 2020”.

Pas postimit të fotos, ndjekësit e saj duket se u revoltuan, pasi nuk ishin të lumtur kur panë që Aniston ka një objekt si përkujtim i një kohe kaq të errët. Pati nga ata që e quajtën “të pandjeshme”, pasi po përkujton një kohë që mori miliona jetë.

“Brohoritje për pandeminë tonë të parë të vitit 2020, ku miliona njerëz humbën jetën! Le ta festojmë atë me një zbukurim Krishtlindjesh!”– shkruan një nga ndjekësit në Twitter, midis shumë të tjerëve që e “sulmuan” aktoren në lidhje me këtë postim.

Aniston më parë ka shpërndarë postime në lidhje me viktimat e Covid-19 dhe vazhdimisht nxiste ndjekësit e saj të vendosnin maska. Ndërkohë, një pjesë e vogël e ndjekësve, i dolën në krah Jennifer-it, duke ju thënë fansave se po i japin pa arsye përmasa të mëdha ngjarjes.