SHBA, 13 gusht 2014 – Aktorja e njohur Jennifer Aniston nuk bën kollaj kompromise, madje as kur bëhet fjalë për Hollywood-in.

Në një intervistë për “Yahoo Beauty”, aktorja ka pranuar se Hollywood-i i bën presion femrave për një dukje sa më perfekte, madje shkon edhe më larg kur u kërkon të duken sa më të reja.

Por Aniston nuk ka ndërmend t’i bindet kërkesave të Hollywoodit, duke e përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e ndërhyrjeve estetike në mënyrë që të duket sa më e re.

“Unë kam qenë dëshmitare e shumë rasteve kur femrat e Hollywood-it kanë bërë gjithçka për tu dukur sa më të reja, por fatmirësisht kam mësuar nga gabimet e tyre, prandaj as që e kam në plan të injektoj diçka në fytyrën time” – është shprehur Aniston.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/