Jennifer Lopes përpos të tjerave ka qenë gjithnjë pjesë e mediave rozë, për shkak të lidhjeve të saj të shumta. Së fundmi, në një intervistë të dhënë për People Magazine, ajo ka folur për Ben Affleck dhe Marc Anthony, ish bashkëshortin e saj me të cilin ka dy fëmijë.
“Mendoj se ishte kohë tjetër dhe mendime të tjera. Kush e di çfarë mund të kishte ndodhur? Por, ajo ishte një dashuri e sinqertë,” ka thënë Lopez rreth ndarjes më Ben Affleck.
Ndërsa, përsa i përket dështimit të martesës së saj të tretë me këngëtarin Marc Anthony, ajo tregon: “Të dy kishim menduar se do të qëndronim bashkë deri sa të vdisnim. Unë isha martuar dy herë të tjera më parë dhe nuk doja që edhe kjo martesë të ishte një dështim.”
Edhe pse mendimet tona ishin këto, pas ndarjes Lopes shprehet se është ndjerë më e fuqishme dhe e pavarur si femër dhe se ndarja e tyre ishte gjëja e duhur.