Jennifer Lopez është padyshim një ndër ikonat e muzikës botërore e cila gjithmonë ka ditur të sjellë këngë të cilat i kanë pëlqyer publikut.

Gjithashtu ajo është komentuar shpesh për pamjen e saj fizike dhe energjinë skenike në çdo dalje të saj.

Por si duket trupi i këngëtares në moshën 49-vjeçare?

Në disa foto të postuara pak çaste më parë, ajo shihet duke ekspozuar gjoksin dhe barkun, ku bien në sy muskujt dhe tonifikimi në të gjithë trupin.

Në disa intervista, nëna e dy fëmijëve binjakë, është shprehur se merret shumë me aktivitet fizik si dhe i kushton një kujdes të veçantë dietës ushqimore, e duket se rezultatet janë të mrekullueshme.