Martesa me Ben Affleck ka përfunduar, por Jennifer Lopez ende mendon për ish-partnerin e saj. Sipas mediave rozë këngëtarja dhe aktorja e njohur është zemëruar pas fotove të paparacëve që tregonin ish-partnerin e saj shumë të afërt me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner.
Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë kaluar shumë kohë së bashku, gjë që ka ngjallur spekulime se aktori mund të jetë ende ndjenja për ish-bashkëshorten.
Pavarësisht se Jennifer Lopez dhe Affleck kanë finalizuar divorcin vetëm pak javë më parë, më 20 shkurt media rozë Page Six shkruan se ajo nuk është aspak e lumtur me afrimitetin e tyre.
Aktori dhe Garner u ndanë në vitin 2018, por ata ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera si prindër të tre fëmijëve të tyre. Së fundmi, familja shijoi një fundjavë në Los Anxhelos, ku paparacët fotografuan Affleck dhe Garner duke qeshur dhe aktorin duke u përqafuar me ish-bashkëshorten.