22 janar 2015 –  George Clooney është një nga meshkujt më simpatikë dhe të dëshiruar në Hollivud. Por nëse pyet Jennifer Lopez, e cila ka interpretuar me aktorin në një film në vitin 1998, ai nuk di të puthë dhe aq mirë. E ftuar në emisionin ‘The Daily Show’ këngëtarja dhe aktorja është pyetur nga gazetari Jon Stewart lidhur me puthjet që ka marrë në filmat ku ka interpretuar, duke e ngacmuar nëse ka marrë ndonjëherë ndonjë puthje të keqe nga një aktor i madh.

“Po, ka ndodhur, – rrëfeu Lopez. – Kam marrë pjesë në më tepër se 30 filma, disa kanë qenë mirë disa jo”. Kur aktorja është munduar të mos japë asnjë emër, atëherë gazetari i ka përmendur George Cloney dhe J.Lo ka shpërthyer në të qeshura duke pohuar.