Ylli latin, Jennifer Lopez do të gjobitet e të detyrohet të paguajë 150 mijë dollarë për shkak të një fotoje që ka postuar në vitin 2017.

"Splazh News" ka gjobitur artisten e njohur pasi dy vite më parë ajo ka publikuar në Instastoryn e saj një foto të saj dhe të fejuarit Alex teksa ishin kapur për dore, e cila ishte shkrepur nga paparacët e portalit.

Lopez e ka shpërndarë foton në Instastoryn e saj, pa përmendur të drejtat e autorit, duke u bërë kështu e aksesueshme për t'u marrë nga të gjitha mediat e tjera.