Ylli i “Hustlers”, Jennifer Lopez, ka pësuar një ndryshim drastik pasi këngëtarja e “On The Floor” duket të rikthehet në formë pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga Ben Affleck, dy vjet pasi çifti u martua.

Bennifer kishin qenë së bashku deri në muajin prill, teksa u zbulua se në verë nisën procedurat e tyre të ndarjes.

Megjithëse pati një shans pajtimi mes çiftit në hotelin Beverly Hills në shtator, por që nuk ndodhi.

Ndarja e tyre ligjore do të vazhdojë pasi Affleck u transferua në Pacific Palisades ndërsa ata nuk i kaluan ditëlindjet apo përvjetorin së bashku.

Kështu që modelja dhe aktorja synon ta bëjë xheloz ish-bashkëshortin e saj duke veshur rroba të bukura dhe duke bërë një ndryshim për t’i kujtuar yllit të “Batman” se si saktësisht ai ka zgjedhur të largohet pas katër vitesh.

“J Lo po bën atë që bëjnë miliona të divorcuar të tjerë”, tha një burim për RadarOnline.com. “Duke marrë një shkëlqim të ri”.

“Por ajo ka miliona në dispozicion të saj dhe është e vendosur të duket më mirë se kurrë – kështu që Ben do të shohë se çfarë i mungon”.