DURRËS, 31 tetor 2014– Në fillim të nëntorit, diva e muzikës latine, Jennifer Lopez do të publikojë autobiografinë “True Love”. Autobiografia pritet të zbulojë shumë sekrete të femrës më të përfolur dhe më të dëshiruar. Revista “People” ka arritur të zbulojë disa fragmente të librit, ku Lopez tregon se në të kaluarën ka qenë viktimë e dhunës psikologjike dhe verbale. “Asnjë nga partnerët që kam pasur në jetë nuk ma ka nxirrë syrin, por kam pasur marrëdhënie ku dhuna ishte prezente, po flas për dhunën psikologjike dhe atë verbale” – shprehet Lopez në një nga fragmanetet e autobiografisë. Jennifer Lopez ka hedhur pas krahëve 3 divorce dhe disa lidhje me meshkuj të famshëm. Në libër, diva latine ka folur edhe për ditën kur kuptoi se martesës me këngëtarin, Marc Anthony i kishte ardhur fundi. “Kush na shihte nga jashtë mendonte se jeta jonë ishte e përkryer, por gjërat nuk ecnin ashtu siç duhej. Jeta ime njerëzve u dukej e përsosur, e kjo ide më tmerronte. Unë dhe Marc festuam 7-vjetorin e martesës, e atë ditë zemra më rrihte fort, gati nuk mund të merrja frymë. Nëna ime ishte aty dhe në atë moment i kam thënë nuk mendoj se mund të qendroj më me Marc dhe pastaj shpërtheva në lot” – shprehet Lopez për divorcin. “True Love” do të jetë në librari që nga data 4 nëntor.
Jennifer Lopez, libri autobiografik zbulon sekretet
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Durrës/ Kur zemrat e vogla bëjnë vepra të mëdha (VIDEO)
Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike!
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje
USB-ja me provat për arrestimin e Ballukut, Prokurorët e SPAK: Mund të aksesohen vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve!





