Pavarësisht moshës që ka, bukuroshja Jennifer Lopez, vazhdon t’i mahnitë të gjithë me linjat e saj seksi.
Jennifer dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez, përveç pasionit kanë edhe një ndjenjë shumë të madhe humori, transmeton Gazeta Express.
Gjatë një organizimi Jennifer të hënën në mbrëmje ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku vë në pah fustanin e saj të mrekullueshëm në të cilin duket tejet seksi.
Mirëpo i dashuri i saj është me të vërtetë një shakaxhi. Ndërsa ai fotografohej përkrah të dashurës Lopez mbante qëllimisht në duar disa shishe plastike me ujë.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur kishte veshur një fustan të mahnitshëm ngjyrë ari me vija në trupin e saj, i cili tregonte dukshëm linjat seksi.
Ylli i njohur i kishte kapur flokët e gjata bisht dhe kishte vendosur një palë vëthë të mëdhenj ngjyrë ari.
J.Lo. kishte veshur edhe një tjetër fustan tjetër tejet seksi prej që i zbulonte këmbët e saj të tonifikuara.
Burime të afërta me këngëtaren thonë se Jennifer nuk është dukur kurrë më e lumtur se me Alex.
“Ajo do të ndajë jetën e saj me Alex. Edhe me fëmijët do të jetojnë së bashku si një familje e madhe e lumtur”,- tha burimi i afërt me çiftin.





