Ajo është përfundimisht mbretëresha. Jennifer Lopez festoi dje 50-vjetorin e lindjes dhe tregoi dhe njëherë se nuk ka nevojë që të tjerët të organizojnë një festë për të. Ajo e bën vetë festën. 

Jennifer ka publikuar në Instagram një video, kur tregon se si po e feston këtë përvjetor të rëndësishëm në jetën e saj. Përveç kërcimeve, J.Lo ka marrë edhe shumë urime të bukura, sidomos nga partneri i saj, Arod.

“Ti je partnerja më e mirë në jetë. Bija më e mirë. Mamaja më e mirë. Performuesja më e mirë. Në të duam ty. Fansat të duan. Fëmijët të duan. Edhe unë të dua. Le ta bëjmë këtë ditëlindje speciale”, shkruan Arod.

Arod i propozoi për martesë J.Lo dhe së shpejti ata do të martohen.