Jennifer Lopez ka qenë e ftuar në emisionin e gazetarit britanik James Corden. Emisioni i Corden është nj emision i veçantë, ai i fton personazhet e tij për një xhiro me makinë. Gjithashtu ai njihet për natyrën e tij ‘thumbuese’ dhe shakatare me të ftuarit.

Gjatë intervistësgazetari i ka marrë telefonin këngëtares dhe i ka dërguar një mesazh Leonadro DiCaprios në emër të saj.

“Hej zemër, ndihem gati për të festuar. Ndonjë sugjerim? Më thuaj.”, i shkruan ai aktorit.

Leo ka rënë në kurth dhe menjëherë i ka reaguar ndaj flirtit të Jennifer.

“E ke fjalën për sot? Si thua për një party?”.,ia kthen ai

Pas këtij mesazhi ka plasur gallata mes gazetarit thumbues dhe këngëtares, e cila premton se do ta sqarojë gjithë situatën me DiCaprion.