Jennifer Lopez performoi ditën e martë në Spanjë këngën e saj të re “Wreckage of You” gjatë turneut “Up All Night”. Titujt nuk lënë vend për keqkuptime, ajo këndon se ndihet “më mirë se kurrë” pas ndarjes nga Ben Affleck.
Në skenë, J.Lo e prezantoi këngën duke thënë se frymëzimi i erdhi në mes të natës gjatë një nate pa gjumë. Një video e ndarë nga fansat tregon momentin kur ajo pyet “Do e këndojmë për ju?”, dhe pastaj nis me vargjet:
“Dashuria që dua, dashuria që më duhet, nis tek unë vetë. Tani që e gjeta këtë rrugë, do të qëndroj këtu.”
Pastaj vazhdojnë strofat e fuqishme:
“Faleminderit për plagët që më la në zemër, më treguan se yjet shkëlqejnë më fort në errësirë… Tani, më shiko si ngrihem nga rrënojat e tua.”
Në refren dëgjohet:
“Më shiko si ngrihem nga rrënojat e tua,” dhe më tej:
“Jam më e fortë, më e mençur dhe me pantallona të çara” – ku J.Lo përshkruan rikthimin e vetëvlerësimit dhe sigurinë pas marrëdhënies që përfundoi.
Edhe pse nuk përmend emrin e ish-it në këngë, ajo falënderon në mënyrë të simbolikë, duke thënë:
“Tani, më shiko si ngrihem nga rrënojat e tua.”





