Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj duket se janë në krizë.
Shkak janë bërë akuzat që Casper Smart ka bërë ndaj Jennifer në lidhje me një aferë me reperin Pitbull.
“Casper është i bindur se Jennifer po e tradhton atë me Pitbull. Ai është përplasur me të dhe ka kërkuar nga ajo të tregojë nëse ka një marrëdhënie të fshehtë me Pitbull. Pastaj ai i ka kërkuar asaj të shkëputë lidhjet me të”, ka thënë një burim për mediat amerikane rozë.
Burimi thotë se pasi ka qeshur me akuzën e djaloshit Casper, Jennifer i ka kujtuar atij se kush është shefja në lidhjen e tyre, pasi është vetë ajo që i siguron të ardhurat për një jetë luksi për të dy.
Sipas burimit, Casper është dorëzuar, madje tashmë ka filluar të imitojë Pitbullin.
“Casper është shumë xheloz sa madje ka filluar të kopjojë Pitbullin. Ai mendon se nëse vepron më shumë si Pitbull, Jen do ta pëlqejë më shumë, por dëshpërimi i tij e bën atë edhe më pak tërheqës për Jen”, ka thënë burimi.





