21 MARS 2014 – Për jo më shumë se një javë, superylli botëror, Jennifer Lopez, ka arritur që të klikohet jo pak por 11 milionë herë në klipin e saj të ri.

Kënga e re "I loh ya Papi" në bashkëpunim me French Montanan, ka arritur që të thyejë një rekord të ri në YouTube. Në mediat ndërkombëtare Jennifer Lopez ishte kritikuar se kishte mashtruar dhe se klikimet nuk ishin origjinale. Por, VEVO ka mohuar këtë fakt, duke qartësuar se Jennifer ka thyer rekordin e ri për numrin e klikimeve të arritura në javën e parë të lansimit të një videoklipi.