SHBA – Jennifer Love Hewitt do të shfaqet komplet nudo në sezonin e ri të dramës televizive shumë të njohur “The Client List”. Aktorja 33 vjeçare do të interpretojë një masazhiere që përfiton para ekstra duke bërë seks me një klient. 

Por një lajm i keq për të gjithë adhuruesit e aktores simpatike. Pavarësisht se ajo do të shfaqet nudo para kamerave, producentët e serialit televiziv do të jenë të detyruar t’ia mbulojnë pjesët intime.

Miqtë e Hewitt kanë thënë se ajo e ka marrë shumë seriozisht rolin e saj të ri, aq sa ka nisur të ushtrohet në palestër katër herë në javë, për t’u shfaqur sa më e tonifikuar në skenat nudo. 

Xhirimet e sezonit të ri të serialit televiziv kanënisur dhe këtë Jennifer ua ka komunikuar fansave të saj përmes një postimi në Twitter. “Mirëmëngjes nga sheshxhirimi I TCL! Duhet të vrapoj shumë sot, kështu që duhet të stërvitem dhe të punoj në të njëjtën kohë",- shkruan ajo.