Tiranë, 6 maj 2014 – Jens Reinke është përfaqësuesi i ri që do të qëndrojë në krye të FMN-së në Shqipëri. Reinke, do të fillojë detyrën e tij në Shqipëri në Korrik të këtij viti. 

Ai ka punuar për Misionin e FMN-në që prej vitit 2004. Aktualisht Jens Reinke është ekonomist i lartë në Afrikë. Lajmi është bërë publik nga shefi aktual i FMN-së në Shqipëri Nadeem Ilahi. Në një deklaratë për mediat Ilahi u shpreh se është i kënaqur me emërimin e Reinke. 

“Jam shumë i kënaqur të njoftoj emërimin e Përfaqësuesit të ri Rezident të FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, që pritet të fillojë detyrën e tij në korrik 2014. Z. Reinke, shtetas gjerman, ka punuar për FMN-në që nga viti 2004. Aktualisht është ekonomist i lartë në Afrikë,”– është shprehur Ilahi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/