Jep dorëheqjen drejtoresha e ASHK Durrës, Xheni Agolli.

E vendosur në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë, më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ajo qëndroi vetëm pak kohë në këtë post. Akoma nuk janë bërë publike arsyet e këtij vendimi.

ASHK Durrës është institucioni me ndryshimin më të shpeshtë të drejtuesve në këto vitet e fundit.

Ende nuk dihet kush do ta zëvendësojë Agollin në këtë detyrë.