Ardi Veliu ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama i cili shkruan se ka një konsideratë të lartë për Veliun, teksa shprehet se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera.
“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.
Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer. pic.twitter.com/C7dCbHvulC
— Edi Rama (@ediramaal) October 5, 2021