Tiranë, 22 gusht 2014 – Ardit Çela, kreu i Postës Shqiptare ka dhënë sot dorëheqjen nga posti, ndërkohë që Majlind Zaimi ka zënë vendin e tij.
Sipas burimeve, mësohet se dorëheqja është miratuar nga Ministria e Ekonomisë, ndërkohë që vendin e tij e ka zënë Majlind Lazimi. Vetëm pak ditë më parë, Ardit Çela bëri analizën 6-mujore të Postës Shqiptare, ku njoftoi shlyerjen e të gjitha borxheve.
Ardit Çela u zgjodh në këtë post nga rradhët e LSI.
Çela ka qenë drejtori i Postës Shqiptare prej një viti, ndërsa Majlind Lazimi që prej tetorit të vitit 2013 ka qenë zëvendësministër i Integrimit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





