Është dorëhequr nga detyra Drejtori i Tatimeve Shkodër, Hysen Hysa.
Hysa kishte 6 vite në këtë pozicion, ndërsa pas lajmërimit për lënien e postit u shpreh se arsyet janë familjare.
Ndërkohë ende nuk është emëruar drejtori i ri, ndërsa pritet që për momentin të jetë i komanduar.
Në një komunikim të shkurtër, Hysa tha se tashmë pas largimit nga detyra, fillimisht do të pushojë, dhe se ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë post tjetër.





