Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, ka dhënë dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij për trafik narkotikësh.

Në një shkresë zyrtare drejtuar ministrit Gjiknuri, Isaraj kërkon që të largohet nga detyra e tij për të mos ndikuar në procesin gjyqësor të vëllait.

LETRA ISARAJT

Zotit Damian Gjiknuri

Ministër i Energjetikes dhe Infrastrukturës

Për dijeni:

Zotit Edi Rama

Kryeministri i Republikës

Ditën e shtunë, datë 21 tetor, vëllai im, Altin Isaraj, 47 vjeç është ndaluar, shoqëruar dhe referuar nga Policia e Shtetit në organin e Prokurorisë, për dy vepra penale.

Për të mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Mbetem në pritje të vlerësimit dhe gjykimit tuaj.

Me këtë rast, me mirëkuptoni në vendimin tim si dhe pranonin konsideratën time më të lartë, për bashkëpunim e deritanishëm ligjor, profesional dhe institucional.