TIRANË, 01 mars 2013– Pas pothuaj një dekade pune në Ministrinë e Kulturës ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të trashëgimisë, Ols Lafe.
Lajmi është konfirmuar nga burime të "GSH" pranë këtij institucioni.
Mësohet se arsyet e këtij vendimi nuk kanë të bëjnë me dëmet e fundit në trashëgiminë kulturore shqiptare dhe as me debatet që u nxitën në opinionin publik.
Krejt e kundërta, Lafe pritet të emërohet javën e ardhshme Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani për trashëgiminë.
Dorëheqja nuk është bërë ende zyrtare megjithatë vendimi është i pakthyeshëm. Vetë Lafe i kontaktuar nga gazeta nuk ka pranuar ta komentojë këtë vendim.
Ish-drejtori, është njohës i mirë i fushës së trashëgimisë, i sajteve dhe parqeve tona arkeologjike, paçka kritikave në drejtim të tij apo të vetë Ministrisë së Kulturës, sidomos gjatë vitit të fundit.