Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga detyra. Dorëheqja i është dorëzuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, disa ditë më parë për arsye të cilat ende nuk dihen.
Shahu ende nuk kishte kaluar procesin e vetingut dhe ishte një nga 120 prokurorët dhe gjyqtarët që ishin pjesë e listës së KPK. Zihni Shahu ishte në krye të Gjykatës së Elbasanit për 10 muaj pasi zëvendësoi Sulejman Kurtin.





