Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përpos nga pozita e të parit të Lëvizjes, Ymeri është larguar edhe nga funksionet tjera nga kjo parti.
Lajmi për dorëheqje ai e ka bërë publik në një konferencë për media.
Me këtë rast, udhëheqësi i deritanishëm i këtij subjekti politik ka thënë se ky ishte vendimi më i vështirë dhe një ndër ditët më të këqija për të.
“Më shumë se një vit po përballemi me një problem në rritje, të cilin as nuk e dua as nuk e përkrahi. Metodën e eliminimit politik nuk e pëlqej. Disa herë kemi thënë që kjo të ndalet nuk ka ndodh”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.